• |
ide | kryesore

Olymiakos shkarkon Hasin! A u tradhtua shqiptari nga lojtarët? 

Arkiva, Sport
Besnik_Hasi2016.jpg


Shqiptari Besnik Hasi nuk do të jetë më trajner i Olympiakosit. Humbja 3-2 e së dielës në derbin e Athinës ndaj AEK ka bërë që drejtuesit e klubit të madh grek të vendosin për shkarkimin e tij. “Kathimerini” shkruan se klubi ia ka konfirmuar vendimin për largimin nga detyra. Shqiptari nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen për Ligën e Kampioneve ndaj Juventusit. Skuadrën pritet ta drejtojë ish-portieri Antonis Nikopolidis. Sipas të njëjtave burime në vend të Hasit pritet të ulet Gus Poyet ish-trajner i AEK dhe Sunderland. 
Hasi e nisi mjaft mirë aventurën e tij te skuadra greke. Ai u afrua në verë, por u prit me skepticizëm të madh në këtë skuadër. Disa rezultate të mira dhe kualifikimi në grupet e Champios League e ngritën në qiell shqiptarin. Më pas erdhi e tatëpjeta. Disa rezultate radhazi të dështuara. Humbje e thellë në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve. Deshtime të njëpasnjëshme në kampionatin vendas. Të shumtë ishin ata që flisnin për një “puç” nga brenda për Hasin. Shkak dora e fortë e tij në skuadër dhe rregullat e ashpra që ndiqte me lojtarët. /lapsi.al/