• |
ide | kryesore

Koreja Veriore e quan plak të çmendur Donald Trumpin

I pakategorizuar



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është një plak i çmendur që po e shfrytëzon vdekjen e një studenti amerikan, i cili humbi jetën pasi që ishte burgosur nga Koreja Veriore, ka thënë sot Peniani.

Koreja Veriore e ka akuzuar SHBA-në se e kishte shtyrë dhe joshur studentin Otto Warmbier ta thyente ligjin e Koresë Veriore, ka thënë sot Ministria e Jashtme e Penianit në një komunikatë.

Studenti Otto vdiq në qershor të këtij viti pasi u lirua nga burgu i Koresë Veriore për vjedhjen e një shenje në një hotel vitin e kaluar.

SHBA-ja dhe prindërit e Ottos e kanë akuzuar Korenë Veriore për tortura ndaj tij, por një mjek ligjor amerikan ka thënë dje se nuk ka indikacione të qarta se ai ishte torturuar.

“Për propagandën e tyre kundër DPRK-së (Koresë Veriore), Trump dhe grupi i tij përsëri po e shfrytëzojnë vdekjen e Otto Warmbier, studentit amerikan i cili po reformohej përmes punës për veprimin kriminal që e kreu kundër DPRK-së dhe vdiq pasi u kthye në SHBA”, ka thënë Ministria e Jashtme e Koresë veriore në një komunikatë, shkruan BBC./express