• |
ide | kryesore

Vasili: Si ‘zbuloi’ raporti i OSBE se Rama gënjeu për zgjedhjet

I pakategorizuar



Petrit Vasili nënvizoi dy paragrafë nga raporti i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri.

“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.” – është një nga paragrafët që Vasili përktheu nga raporti në Facebook-un e tij, që zbulon se OSBE ka identifikuar kandidatë me të shkuar kriminale, pa cilësuar se cilës parti i përkasin, që kanë marrë pjesë në fushatë.

Në këtë status, ku Vasili shigjeton Edi Ramën duke thënë se lexon nga raporti vetëm çfarë i intereson, kreu i grupit parlamentar të LSI-së përfshiu edhe një paragraf tjetër. Në këtë paragraf theksi vihet mbi probleme që u hasën gjatë fushatës, që sipas këtij raporti, ulin ndjeshëm besimin e publikut.

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut.”

Kujtojmë se Edi Rama i trumpetoi këto zgjedhje si më të mirat që Shqipëria ka pasur ndër vite. Ankesat dhe kritikat e opozitës i cilësoi si jo të drejta dhe që përdoren për si alibi për humbjen e thellë. Këto kritika janë mëse të ngjashme me problemet që OSBE-ODIHR pikasi nga zgjedhjet. 

Duke e cilësuar Ramën të paaftë të gënjëje dhe të kuptojë, Vasili, tashmë përfaqësues i një partie në opozitë, shkruan se OSBE-ja ka vulosur të zezën mbi të bardhë, kur thotë se zgjedhjet ishin një turp. /LAPSI.AL/

STATUSI I PLOTË:
Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë që të kuptojë.
Kryeministri, i paaftë të gënjejë dhe i paaftë të kuptojë, është i kënaqur me zgjedhjet, por raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 thotë që zgjedhjet ishin copë-copë.
Kryeministri duhet të turpërohet për këto, po dihet që ai s’ka turp, kjo është e vetmja cilësi që ka.
S’ka turp as të gënjejë dhe përpara Parlamentit e të thotë që OSBE ishin të kenaqur me zgjedhjet.
Dihet që shkollëpaku nuk ia thotë hiç të lexojë asgjë dhe me siguri që ndonjë nga këta “ustallarët”, që ia dinë huqin, i zhgarravisin disa fjalë që atij i pëlqen t’i brroçkullisë lart e poshtë.
Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp që OSBE e vulosi e zeza mbi të bardhë:
“The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust.”
“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”