• |
ide | kryesore

Bejl, Roben, Sançez, Hamsik… “yjet” që mbetën jashtë botërorit

I pakategorizuar


Teksa pas mbylljes së eliminatoreve, yjet më të mëdhenj të globit po bëhen gati për të qenë në formë e për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Botërorin e Rusisë, ka edhe nga ata të cilët nuk do ta kenë fatin të provojnë emocionet e kompeticionit më të madh që zhvillohet një herë në 4 vjet.

Garet Bejl – Heroi i Uellsit gjatë aventurës fantastike deri në gjysmë finalet e Euro 2016, nuk do të ketë mundësi të shfaqë veten e tij në Rusi. Një dëmtim e la jashtë Garet Bejl në ndeshjen vendimtare ndaj Irlandës, dhe humbja e vendit të tij 0-1, bëri që ai të mbetet jashtë botërorit.

Arjen Roben – Finalist në 2010 dhe gjysmë finalist në 2014, Roben ka luajtur për herë të fundit ndaj Suedisë për kombëtaren e tij. Tulipanët nuk do të marrin pjesë në Rusi, pas performancës zhgënjyese në këtë fushatë eliminatore, dhe sulmuesi i Bajernit tashmë ka dhënë edhe dorëheqjen nga kombëtarja.

Marek Hamsik – Sllovakia e tij doli e dyta në grup, dhe priste të njihte kundërshtarin e saj në “play-off”, por rregulli se skuadra me më pak pikë nga të të gjitha skuadrat e renditura të dyta, bëri që Sllovakia të mbetej jashtë Kupës së Botës.

Aleksis Sançez – Pas fitoreve të një pas njëshme të Kupës së Amerikës në 2015 dhe 2016, dhe pavarësisht se shënoi 7 gola këto eliminatore, Aleksis Sançez nuk do jetë në Rusi pas një mbyllje jo të mirë të eliminatoreve. Barazimi i Perusë dhe Kolumbisë bëri që Kili i tij të shkonte në vendin e 6-të në grup, dhe të mos kishte një biletë për në Rusi./panoramasport/