• |
ide | kryesore

Basha: Ky vend po bëhet i pajetueshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas publikimit të Barometrit të Ballkanit ku thuhej se mbi 50% e shqipëtarëve duan të largohen nga vendi, ka reaguar edh Lulzim Bahsa. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot se PD do të bëjë luftë të ashpër kundër asaj që e ka quajtur marrëzi dhe çmenduri të Edi Ramës.

Nga selia blu, ku mbajti një deklaratë për mediat Basha tha se nga janari, mbijetesa do të jetë shumë më e vështirë edhe me rritjen e TVSH-së për bizneset e vogla.

Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend? Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, barometri konfirmon se 39% e shqiptarëve nuk paguajnë faturat e ujit dhe dritat, 43% nuk përballojnë ngrohjet, 30% këstet e huasë, 30% nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë, kurse nga janari mbijetesa do jetë edhe më e vështirë për rritjen e çmimit se Rama do fusë biznesin e vogël në skemën e TVSH. Me rritjen e tvsh-së për biznesin e vogël, mendoni sa e pamundur do të bëhet jetesa. Kryeministri nuk flet, por e paketon këtë me propagandë” – tha Basha.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *