• |
ide | kryesore

Masakra në Lushnje, vjen reagimi zyrtar i policisë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas masakrës në Lushnje, ku dy të rinj mbetën të vdekur dhe 2 të tjerë plagosur vjen edhe reagimi zyrtar i policisë.

Njoftimi konfirmon vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e dy të tjerëve. Policia njofton se një makinë është gjetur e djegur në aksin rrugon Lushnje-Berat, brenda së cilës janë gjetur tre armë. Gjithashtu njoftohet ngritja e postoblloqeve në hyrje-daljet e qytetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.

Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë.

Si dhe ka marrë demtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike.

Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *