• |
ide | kryesore

Basha: Ruçi, një vegël e Ramës për të asgjësuar debatin në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit


Për Lulzim Bashën, Gramoz Ruçi është vegël e Edi Ramës. Basha u shpreh se Rama ndërsa është i frikësuar dhe ka frikë të përballet me të vërtetat dhe faktet e opozitës. Sipas Bashës, kjo është arsyeja pse Ruçi nën urdhrat e Ramës po përpiqet me çdo kusht të shtyjë pa fund debatin përballë qytetarëve.

“Edi Rama i trembet këtij debati dhe do të bëjë gjithçka për ta shtyrë debatin. Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë këtë debat. Ne nuk qeverisemi nga qeveria por nga bandat që kanë sjellë Ramën në pushtet.

Nuk ka dëshmi më të qartë s kjo, nuk ka asnjë arsye ruçi të shkelë rregulloren, përveç frikës së Ramës për tu përballur me opozitën.

Ka dy javë që nuk lejohet debati. Tepsinë e ka për vete timonin për vete, tani do ti mbyllë gojën parlamentit.

Asgjesimi i debatit parlamentar do të çojë në krizën më të rrezikshme të demokracisë në katër vite. Ne duam me çdo kusht të evitojmë përplasjen, por ajo është e pashmangshme, nëse ata do vijojnë të pengojnë debatin”, tha Basha. /LAPSI.AL/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *