• |
ide | kryesore

Byroja përjashton për 10 ditë deputetin Flamur Noka

Arkiva, Të fundit


Byroja e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë për 10 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Nënkryetari i Kuvendit, demokrati Edi Paloka tha se deputeti Noka nuk ka shkelur asnjë nen të Rregullores.
Rregullorja e thotë qartazi që kur kërkohet fjala për procedurë jepet menjëherë. Fjala nga zt.Noka është kërkuar sepse kemi pasur një akt skandaloz nga kryeministri, i cili e ka pranuar edhe para mediave se ka folur si shpesh herë, ka bërë rrugaçin në karrigen e kryeministrit. Byroja këtë nuk e dinte, por u morën dhe dënuan deputetin Noka, i cili kërkoi një të drejtë që ia jep rregullorja. Për ne nuk mund të jetë rastësi. Gramoz Ruçi po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të kthyer këtë Parlament në një kuvli të Partisë Socialiste. Në mënyrë cinike na u tha, atëherë keni të drejtën të bëni një mocion mos besimi ndaj kryetarit. Absolutisht për një Parlament që votohet për të shkelur ligjin, ç’kuptim ka. Ta harrojnë se do t’i mbyllin gojën opozitës. Ne do të jemi deri në fund për të mbrojtur të drejtat tona“, tha Paloka.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *