• |
ide | kryesore

Familjarët e nipit të Aldo Bares: Nuk ka lidhje me ngjarjen, po na implikon media dhe politika

Të fundit


Policia po punon për zbardhejen e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djehsme në Lushnje ku mbetën të vdekur dy persona. Një ndër personat e shoqëruar për këtë ngjarje është edhe Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Menjëherë pas këtij shoqërimi kanë reaguar familjarët kreut të bandës së Lushnjës.

Të indinjuar ata kanë deklaruar se nipi i tyre nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që tronditi dje qytetin e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, i afërm i Xhulio Shkurtit. Sipas tyre ata implikohen në çdo krim në qytet pa pasur faj.

Nipi ynë s’ka asnjë lidhje me ngjarjen. Na implikojnë pa lidhje në çdo krim në qytet. Media, politika, policia na implikojnë”, – kanë thënë të afërmit e Aldo Bares.

Viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo” shumë pranë Komisariatit të Policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *