• |
ide | kryesore

Shau Berishën në Kuvend? Rama: Mund të më ketë dalë nëpër dhëmbë

Arkiva, Të fundit


Kryeministri Edi Rama foli për mediat jashtë Kuvendit pas seancës së pasdites në Kuvend, e cila nuk u arrit të zhvillohej për shkak të bllokimit nga ana e opozitës.

Rama u pyet nga gazetarët nëse e kishte sharë ish-paraardhësin e tij, Sali Berisha, çështje e cila u bë shkak që dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI, kërkuan përjashtimin e tij nga seanca.
Ju keni kamerat, ju keni memorien e sallës së Kuvendit. Unë nuk kam pasur nervozizëm në asnjë moment, jo më të kem atë nervozizëm të atillë sa të fyej ndokënd. Nëse ndonjë moment të caktuar më ka dalë nga shpirti ndonjë shprehje nëpër dhëmbë, kjo nuk është një arsye për të kërkuar pezullimin e punimeve të Parlamentit. A është a s’është një konstatim i saktë, kjo është një çështje që ta gjykojnë të tjerët. Ju e dini shumë mirë që edhe ju me njëra-tjetrën kur dëgjoni çudira, mund të thoni; ore mos ke rrjedhur gjë?!”, tha Rama.

© LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *