• |
ide | kryesore

Dhunohet në Prishtinë gazetari Vehbi Kajtazi

Arkiva, Të fundit


Gazetari dhe kryeredaktori i portalit Insajderi në Kosovë, Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht. Ngjarja ndodhi në një nga lokalet e Prishtinës. Persona të panjohur e kanë dhunuar gazetarin, për motive që mbeten ende të panjohura. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj gazetarit

“Kemi marrë një njoftim për një sulm fizik të gazetarit Vehbi Kajtazi nga Insajderi. Kjo është e papranueshme dhe është e dënueshme prej qeverisë së vendit. Vërtet e dënojmë një akt të tillë të sulmit fizik, jo vetëm mbi Kajtazi, por mbi çdo gazetar. Si qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me media, për të qenë transparent dhe për ridhënë mundësi fjalës së lirë, dhe mendimit të lirë pikëpamjeve të secilit”, tha ai.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, por raportohet se si i dyshuar është arrestuar Faton Ramadani, vëlla i Burim dhe Arsim Ramadani, të cilët janë dënuar me nga 30 vjet burg në rastin “Kiçina”.

© LAPSI.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *