• |
ide | kryesore

Arrestohet në Muriqan çifti me 21 kg kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia në pikën kufitare të Muriqanit vuri në pranga 2 persona pasi tentuan të kalonin 21 kilogramë kanabis.

Maradona Bega, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë dhe Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë u vunë në pranga.

Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje nga territori ynë, në Muriqan në mjetin tip Benz, me targë AA 479 HM, në pronësi të Maradona Bega, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit konstatuan të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *