• |
ide | kryesore

Kuçovë, 5 të rinj hyjnë me dhunë në gjimnaz për të vjedhur tabletat

Arkiva, Lajme, Të fundit


Polocia e Kuçovës ka identifikuar 5 të rinj si autorë të vjedhjes me thyerje të gjimnazit të qytetit në lagjen “11 Shkurti”.

Ata janë nga 17 deri në 19 vjeç; tre prej tyre tashmë janë ndaluar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të ndaluarit janë: Sotir Diamandi, 19 vjeç; Vefjon Diamandi, 19 vjeç si dhe K. Gj. 17 vjeç kurse

në shpallur në kërkim, R.P, 19 vjeç, dhe Sh.H, 18 vjeç.

Policia tha se më datë 18 janar 2017, ata vodhën në shkollën e mesme duke thyer dyert, 39 tableta elektronike të markës “PRESTIGIO MULTIPAD”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *