• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Tahirit i duhet edhe vota e çamëve kundër arrestimit

Arkiva, Lajme


Socialistët kanë vendim politik ta mbrojnë Saimir Tahirin nga pranga e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 73 mandatet, që llogariten pa votën e Tahirit, nuk janë një shumicë solide. Me ashpërsimin e luftës brenda llojit, asnjëherë nuk i dihet.

Për të qenë i sigurtë, Taulant Balla ka kontaktuar vetë në sallë deputetët e PDIU-së. Foto e LSA-së e ka fiksuar duke folur me Reme Lalën, deputeten e re të Dibrës. Vetë deputetja e re e ka dhënë votën për Edi Ramën që një ditë pas zgjedhjeve, megjithatë Ball aka dashur të jetë i sigurtë.

Faktikisht, ditët e para kur doli kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, ky tentoi të bënte heroin e vetmuar. Tha se nuk donte mbrojtje as nga kryeministri, as nga partia e tij. Sot, shihet që jo vetëm partia e tij po e mbron, por u përdorën edhe sulmet ndaj prokurorëve dhe angazhimi i aleatëve të PS. PDIU ka tre vota në parlament dhe socialistët presin që edhe aleatët t’ia mbrojnë Saimir Tahirin. E thotë edhe shprehja: Miku i mirë në ditë të vështira! © Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *