• |
ide | kryesore

Vasili ironizon Ramën: Të mbyllen të gjitha mediat, kemi ERTV-në!

Arkiva, Lajme


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ironizoi Edi Ramën për qëndrimin e tij ndaj gazetarëve, duke thënë se për sa kohë të transmetojë ERTV-ja (Edi Rama TV), vendi nuk ka nevojë për asnjë media tjetër.

Vasili fton Ramën t’i mbyllë të gjitha televizionet sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Tani vetem kjo ERTV-ja nuk eshte media kazani.

Ta gezojme ERTV-ne, stacionin e vetem objektiv, krejt te pavarur nga kryeministri dhe te lire nga qeveria.

Me ERTV-ne perpara per fitorje te reja.

ERTV-ja i vetmi televizion profesional ne Shqiperi, mediat e tjera s’na duhen “fare”; kujt i duhen, le t’i mbylle kryeministri mos ta zgjase hiç.

Ky reagim i Vasilit vjen pas shpërthimit të kryeministrit me akuza ndaj gazetarëve, duke i thëne se nuk kuptojnë, as lexojnë, as thellohen e as duan të dëgjojnë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *