• |
ide | kryesore

Ndërron jetë 38-vjeçari nga Elbasani, i vuri flakën vetes me benzinë (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Personi që i vuri flakën vetes sot në Elbasan ka ndërruar jetë. 38-vjeçari Elton Hado ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej për në Tiranë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në trup.

Lapsi.al sjell foto nga momenti i përcjelljes së tij drejt Tiranës, ndërsa mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë depresioni.

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia.

Në qytetin e tij të lindjes kishte kërkuar punë disa kohë, por nuk kishte gjetur. Së fundi raportohet se ai kishte kaluar në depresion.

Kjo dyshet ta ketë shtyrë drejt aktit të rënë për t’u vetëdjegur me benzinë.

© LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *