• |
ide | kryesore

Ngrënia vetëm mund të jetë e dëmshme për shëndetin

Arkiva, Stil


Të dalurit për darkë me miqtë është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, por studimet e reja sygjerojnë se kjo gjithashtu mund të jetë e mirë për shëndetin tonë fizik. Kjo, pasi shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia në vetmi mund ta rrisë rrezikun e individit për të zhvilluar sëmundje të zemrës apo diabet.

Shkencëtarët, pas hulumtimeve, kanë dalë në përfundimin se meshkujt të cilët hanë në vetmi të paktën dy herë në ditë janë më të prirë të shfaqin simptoma si shtypja e lartë e gjakut, kolesterina e lartë dhe diabeti, krahasuar me ata të cilët gjithmonë hanë pranë dikujt tjetër, transmeton Telegrafi.

Për meshkujt, ngrënia në vetmi ishte ndërlidhur me një rrezik prej 45 për qind për të qenë obezë dhe kishte një rrezik prej 64 për qind për të pasur sindromë metabolike.

Meshkujt e pamartuar të cilët ushqehen në vetmi janë më të rrezikuarit, ku shëndeti i tyre i përgjithshëm është trefish më i rrezikuar sesa i atyre të martuar.

Ndërsa femrat të cilat hanë në vetmi të paktën dy herë në ditë janë vetëm 29 për qind më të prira të kenë sindromë metabolike.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *