• |
ide | kryesore

Video e Artan Hoxhës: Takimi inkriminues i eksponentëve të PS në një lokal të Vlorës

Arkiva


Video me zë dhe figurë që gazetari Artan Hoxha deklaroi se ekziston për Edi Ramën, ditën e djeshme në Facebook, shfaq një takim në një lokal në rrugën “Zaho Koka”, në Vlorë, gjatë fushatës elektorale të këtij viti. Në këtë video dyshohet se shfaqen eksponentë të lartë të PS-së në shoqërinë e personave me rekorde kriminale.

Mësohet se kjo video nuk do të publikohet ditën e sotme.

“Te pjesa e videos, fushata e 2017 ka pasur një problematikë të madhe, ato takimet që kanë bërë, aty ku lejohej regjia, kamerat kanë transmetuar, por s’kemi parë pjesën tjetër, ato takime që kanë bërë me mbështetësit apo financuesit e fushatës.

Ne takime gjatë fushatës ka pasur sic në emisionin e kaluar na dolën disa foto, dhe bëmë një shpjegim, dhe gjatë fushatës, do bëhet njëe mësim për politikanët që nuk mund të afrojnë dhe të takojnë cdo personazh që mund t’u sigorojnë pak vota në fushatë. Në këtë fushatë janë regjistruar edhe këto filmimie, mund të jenë bërë me dashje apo pa dashje por kanë rrjedhur.” – u shpreh gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.

©LAPSI.AL 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *