• |
ide | kryesore

Berisha tregon çfarë fshihet pas dorëheqjes së kreut të SHISH

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Berisha komenton dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se kreu i SHISH e pagoi dorëheqjen e tij të papritur me çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve, që sic thotë ai faktonin lidhjet e Olsi Ramës me bandat e trafikut të drogës.

“Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere”, thotë Berisha.

Më tej ish-kryeministri kërkon të bëhet publike mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ose Komisioni i Sigurisë Kombëtare të marrë nga SHISH dosjen e implikimit të vëllait të Ramës dhe ministrave të kabinetit qeveritar në trafiqe.

© LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *