• |
ide | kryesore

Nepotizmi në Universitetin e Tiranës, studentët publikojnë emrat

Lajme


Nisma Thurje, ka publikuar një denoncim të grupimit “Lëvizja Studentire”, ku jepen me emra dhe mbiemra të gjitha lidhjet nepotike në Universitetin e Tiranës.

Janë të paktën 115 pedagogë të cilët kanë lidhje direkte familjare me njëri tjetrin, ose janë burrë e grua, ose janë prindër e fëmijë, ose kushërinj të parë. Skema mund të jetë edhe më e madhe nëse analizohen lidhjet më të gjera familjare apo favoret politike.

Në listë bien në sy që drejtues kryesorë të UT janë kujdesur të sistemojnë në punë të afërmit të tyre, gjë që nga studentët shihet si një ndikim negativ në cilësinë e arsimimit të tyre.

Në listën e gjatë, të cilën mund t’a shihni të plotë në faqen zyrtare në facebook të nismës Thirja, përmenden drejtues departamentesh, politikanë të njohur dhe gjyqtarë, të cilët kanë përfshirë në sistem të afërmit e tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *