• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Çfarë bëri Rama me emërimin e 12 prefektëve

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se emërimi i 12 prefektëve ditën e sotme nga Edi Rama është teatri i tij i radhës. Për Kryemadhin, veprimi i Ramës sot është i ngjashëm me rastet e tjera, kur janë shkarkuar e emëruar drejtorë e prefektë, ndërsa në televizione janë bërë prova që i përgatisin kryeministrit të ardhmen qeverisëse.

“Sot kemi një qeveri pa program. Po shohim teatër si shkarkohen e emërohen drejtorë, prefektë, si dhe prova gjenerale në televizione që i përgatisin kryeministrit Rama të ardhmen e tij qeverisëse. Emërimi i 12 prefektëve është teatri i radhës i Ramës” – u shpreh Kryemadhi nga një takim me strukturat e LSI-së në Dibër.

Kryemadhi shtoi se Rama ia ka dorëzuar shtetin në dorë mafias, dhe sipas saj, kjo është aryseja pse investitorët e shohin Shqipërinë si ‘Kolumbinë e Europës’.

“Rama e dorëzoi shtetin në dorë të mafias. Investitorët e shohin vendin si ‘Kolumbinë e Europës” – u shpreh Kryemadhi. ©LAPSI.AL 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *