• |
ide | kryesore

E zë masivi i gurëve, plagoset minatori në Bulqizë

Lajme, Të fundit


Ndërsa një javë më parë vdiq një minator, sot në minierën e Bulqizës ka mbetur i plagosur një tjetër, pasi u zu nga një masiv gurësh.

Policia tha se në ambientet e brendshme të një galerie kromi shtetasi U.Gj, rreth 39 vjeç, banues në Bulqizë (punëtor në galeri), duke punuar është plagosur në kokë. Dyshohet se është shembur një masiv gurësh”

Pas ndihmës së parë të marrë spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është nisur me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *