• |
ide | kryesore

Arrestimi i të riut me patentën e Tahirit, Policia sulmon opozitën, por nuk shpjegon pse ngjarja u mbajt e fshehtë

Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku shprehet se janë kryer të gjitha procedurat ligjore për ndalimin e shtetasit Orest Sota, i cili u kap me 800 mijë euro dhe patentat në emër të Saimir Tahirit.

Deklarata e Policisë së Shtetit është edhe kundër opozitës, për të cilën thotë se po spekullon në lidhje me këtë rast.

Më poshtë pjesë nga deklarata.

Policia e Shtetit rishpreh keqardhjen për akuzat politike dhe pa asnjë bazë ligjore apo faktike, mbi ndalimin e shtetasit Orest Sota.

Policia e Shtetit rithekson se ka kryer detyrën dhe respektuar procedurën ligjore pikë për pikë.

Pretendimet e opozitës janë spekullime politike dhe s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën e punës së bërë nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit ka ndaluar në flagrancë autorin, ka mbajtur të plotë procesverbalin në vendngjarje dhe i ka përcjellë menjëherë Prokurorisë dosjen e plotë të rastit për arrestin në flagrancë.

Policia e Shtetit i siguron të gjithë qytetarët se ajo ka bërë detyrën, po bën detyrën dhe do të bëjë detyrën e saj, pa asnjë ndikim politik në luftën me krimin e organizuar, krimin ekonomik e çdo lloj tjetër kriminaliteti.

 


2 Comments

  1. Sa e ka bere detyren e dime, se kush e arrestoi e dime se ju nuk keni bythe. Mos na thoni qe e ka arrestuar Altin Qato tani…. Gallataxhinj

    1. berti keta qe e arrestuan zeji te vdekur . si ty krym qenefi.nuk e dinin se ju jeni perzier ne mot habili,shullazi,frroku,ndoke e keni nga 20 emra.e si ta dijn policet e shkret se kapen tahiri kur ju i nderromo si breket korreseit e paketuesit,shperndaresit e trafikantet.ku policin e bet mbjelles ushtrin mbledhes mbeturinash vet bythqir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *