• |
ide | kryesore

U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit, Gjykata lë në burg biznesmenin

Lajme, Të fundit


Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin me iniciale O.S, i arrestuar pak ditë më parë, pasi në makinën e tij u gjet një shumë prej 800 mijë eurosh dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Miranda Konica, ndërsa prokurore është Erida Kokonozi.

Ky shtetas u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka akuzuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *