• |
ide | kryesore

36 apartamente, mbi 28 mijë metra katror truall dhe resorti ‘Santa Quaranta’, kjo është pasuria e sekuestruar e Balilit

Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit. Sipas njoftimit të shpërndarë për media nga policia, pasuritë e sekuestruara janë

– ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’;

– 28,690 m2 truall;

– 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Sipas policisë këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Si për t’i dhënë peshë më të madhe operacionit ‘Forca e Ligjit” të prezantuar pak ditë më parë, policia e përfshin edhe sekuestrimin e pronave të Balilit te ky operacion, ndonëse Klement Balili ka më shumë se një vit që është shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit fton këdo që disponon të dhëna apo informacione të vlefshme për identifikimin dhe zbulimin e pasurive apo aseteve të tjera në pronësi të personave të mësipërm apo lidhjeve të tyre të afërta, të telefonojnë në numrat falas 112 dhe 129, duke garantuar ruajtjen e anonimatit dhe goditjen e ashpër të elementëve anti-ligjore”, thuhet përmes një njoftimi.

Klement Balili i cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ nga mediat greke, është ende në arrati brenda ose jashtë shtetit. Hetimet e autoriteteve greke dhe DEA-s amerikane e kanë zbuluar atë si kreun e një grupi të fuqishëm kriminal që trafikonte drogë në Europë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *