• |
ide | kryesore

Fshesa në administratë/ Luan Ramës i heqin vëllain nga puna

Lajme, Të fundit


Nga sot, për deputetin e LSI-së Luan Rama ka një arsye më shumë për të bërë opozitë kundër qeverisë. Vëllai i tij, Arsim Rama, është shkarkuar nga posti i drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës. Këtë post, Arsim Rama e mbante prej 5 vitesh, por duket se fshesa Rilindjes në administratë nuk ka bërë asnjë dallim për eksperiencën ndër vite. Në të gjithë administratën, njerëz të LSI-së janë në shënjestër të largimeve nga puna. Që pas votës së 25 Qershorit, Edi Rama premtoi fundin e sistemit të “tepsisë”, që sipas tij e ndante administratën në parcela për të kënaqur orekset e aleatëve. Në vend që t’i ndajnë me aleatët vendet e punës, socialistët kanë vendosur të emërojnë vetëm militantët e tyre kudo në administratë.© Lapsi.al


4 Comments

  1. Se eshte vellai i Luanit nuk do te thote qe vellai i tij te jete luan,mund te jete psh nje gomat ose dhelper.Vete Luani nuk ka atdhe dhe memedhe,pse me tapi e ka marre ky komunisto-hajdut shtetin,Edhe vellain tim e hoqen nga ministria e te papuneve,askush nuk foli biles thane qe eshte fukara,nuk na duhet dhe e hoqen me gjithese ishte PS dhe Lsi njehere,pastaj me PD dhe agraren heres tjeter.Po presim familjarisht se ndoshta Fevzo njeh ndonje agjent qe te na fusi ne pune.

  2. Mire ja ben ketij dhe pirro xhixhos. Keta dhe ca te there si pune ketyre jane hajduta me cizme. Luani per vete eshte kokra e legenit. Nepotizem ne maksimum. Si gruaja e tavos qe beri kerdine me fondet e bujqesise. Ku i jap te drejte erion braces.

  3. Arsim Rama ka qene nje shofer i rendomte, i pa arsimuar, i pa afte, i pa edukate, halabak, me perkrahje te fuqishme nga partia e tij sa e beri edhe drejtor te Sigurimeve Shoqerore. I lumte dora atij qe e ka hequr, sepse hallexhinjte dhe pensionistet e dine se çkane hequr me paaftesine, arrogancen dhe prepotencen e ketij zyrtari injorant.

  4. pensionist je shume i sakte. Ky ka qene shofer ne vitin 1999 – 2000 i drejtorit te pergjjithshem, tashti qeka bere drejtor, o zot cbehet ne ate vend.o Lapsi pa maje po skishit cfare te shkruanit sot qe qenkeni shqetesuar per largimin me te drejte te nje injoranti nga puna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *