• |
ide | kryesore

Rama mundohet të mbrohet pas përmbytjeve: Katastrofë nëse nuk do kishim bërë investime

Lajme, Të fundit


Komiteti i Menaxhimit të Emergjencave është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar mbi situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Pasi është bërë një bilanc paraprak për sipërfaqet e përmbytura, banesat e prekura, si dhe infrastrukturën e dëmtuar, kryeministri Rama tha se tashmë do të kalohet me fazën e kapërcimit të pasojave.

Ai tha se do të vijohet puna për kanalet kulluese, mbjelljen e pemëve, si dhe do të ndërhyhet në të gjitha pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes nga uji.

Duke i falënderuar me shumë mirënjohje të gjithë ushtarakët, vajzat e djemtë, gratë e burrat të angazhuar në këto ditë dhe netë tejet të vështira, dhe duke falënderuar gjithë të tjerët që po ashtu që i dhanë një pamje kuptimplotë reagimit të shtetit në këtë situatë, dua të nënvizoj se tani është momenti për të çuar përpara fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura, dhe sigurisht edhe për atë pjesë të infrastrukturës, që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e jetës normale në komunitetet e zonave të përmbytura.

Patjetër që do të na duhet më tej që të ecim me zbatimin e planit që ka nisur prej disa muajsh nga ministri i Bujqësisë për të ndërhyrë në të gjitha pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes nga uji, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrofik që kishte kjo situatë, nëse shumë investime mbrojtëse nuk do ishin bërë në këto 2 vite. E kemi parë se në çdo zonë ka ende një sërë pikash të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi”, – u shpreh kryeministri Rama.

Ndonëse kjo është një situatë e përsëritur edhe nën qeverisjen Rama, kreu i qeverisë tani pas 4 vite qeverisje shprehet për plane investuese në këto zona të cilat përmbyten çdo vit që ka shirat.

 

 


2 Comments

  1. a eshte ky raliteti shqiptare ,vetem te urtit ,me urtesi maturi dituri te gjere dhe pergjegjesi din ta kuptojne permirsojne dhe orientojne drejt dobive zgjilljeve shpetimit kombetare thotë:

    sikur planifikimi ne zhvillim te organizimit te jetes shoqerore dhe politike behet me rregull drejtesi urtesi pjekuri mas,asgje e keqe nuk vjen sepse krijuesi i drejtesise rregullit mases urtesise malle dhe gjere ,sepse e ka garantuar ate cfar krijuar ,e ka bere ligje qe sdryshon si ka emrin ka pasqyren veprimin,ka emrin pozitiv drejtesi gjithcka eshte pozitive nese ndiqet dhe zbatohet,por kur raliteti eshte i hillur ,atehere kemi deshmi qe tregojme qe i tere organizimi i jetes shoqerore ne planet ne pergjithesi apo rajone ne vecanti ,planifikimi zhvillimit dhe ecuria tije nuk akuzon popujt apo popullin por sunduesit klasat politike qe sundojne me politika ligje ligjvenes ,tani ska kush te drejte te flase as justifikohet ,kemi deme ne terren ashtu sc paguajm taksat deri me nje ,edhe demi duhet te cdemtohet deri me nje ,ose kur planifikoni beni llogarit qe nga ai planifikim zhvillimi askush te mos ndjehet keq por sejcilit e drejta haku ti mbetet i paprekur zoterinje ulleheqes qe vetem ulleheqes qe justifikon kuptimin nuk jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *