• |
ide | kryesore

Lista e fotove të vipave më të pëlqyer në “Instagram”, kush e mban vendin e parë?

F1, Paparazzi


Ky vit që po lëmë pas është i mbushur me ndodhi të shumta. Ato që kanë spikatur më shumë kanë qënë dasmat, bashkimi i dy kundërshtarëve dhe sigurisht fama e vipave përtej Shqipërisë.Fotot e renditura më poshtë janë ato më të pëlqyerat ne “instagram” që numrojnë mijëra klikime.

Në vend të fundit enditet Elvana Gjata me  64.368 pëlqime.

Image may contain: 2 people

Getoar Selimi

Renditet në vendin e parafundit me një diferencë shumë të vogël nga Elvana. Fotoja me Marina Vjollcën, që këtë vit u bë zyrtarisht bashkëshortja e tij është pëlqyer plot 64.974 herë.

Era Istrefi

Këtë vit ka publikuar disa hite muzikore, por duket se më i pëlqyeri është ‘Redrum’. Këtë fakt e mbështesin edhe 70.360 pëlqimet në një nga fotot e xhirimeve.

Marina Vjollca

Ajo është gjithashtu pjesë e klasifikimit, por  foto më pëlqyer është një nga momentet më të bukura të dasmës së saj me Getoarin. Kjo foto është pëlqyer nga 81.279 mijë ndjekës.

Luana Vjollca

Ia ka kaluar Marinës këtë herë. Mesa duket protagoniste në dasmën e madhe nuk ka qenë vetëm nusja, por edhe motra e saj. Kjo e fundit me një nga fotot e shkëputura prej dasmës ka arritur 86.507 pëlqime.

Ledri Vula

Ai ka arritur vendin e katërt me surprizën e vitit për tëgjithë fansat e tij, bashkëpunimin me Noizy-in në njësuperhit. Foto e shkëputur nga xhirimet ka bërë xhiron e rrjetit dheka arritur 99.036 mijë pëlqime.

Enca

“Mbretëresha e Instagramit” këtëherë ka mundur të arrijë deri në vend të tretë, me postimin që ka bërë për 22 vjetorin e datëlindjes. Foto ka marrë 116.217 pëlqime.

Noizy

Si mund t’i mungonte listës sonë Noizy i cili renditet i dyti me po të njëjtën foto të postuar edhe nga Ledri. Ketë herë klikimet arrijnë shifrën e 131.107 mijë pëlqimeve.

Vendin e parë e zë një nga fotot e dasmave të vitit. Fotoja e postuar nga Xhensila Myrtezaj ka marrë plotë 133.062 pëlqime.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *