• |
ide | kryesore

Balilajt turpërojnë policinë, pezullohet urdhri i Haki Çakos për bllokimin e liçencave

Lajme, Të fundit


Për policinë, Klement Balili është një mision i pamundur. Pas dështimeve të njëpasnjëshme në aksionet e arrestimit, vjen një lajm tjetër i keq për forcat e rendit në përballje me Balilajt. Gjykata Administrative rrëzoi urdhrin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e ruajtjes fizike, në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit.

Sipas dokumentet që disponon Gazeta Shqiptare, në argumentet e Gjykatës Administrative është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive.

Gjykata arsyeton se institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Ish-drejtori i policisë kërkoi pezullim në 17 dhjetor të 2017, pasi familjarët të ashtuquajturit “Escobar i Ballkanit” ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit antimafia.

Me këto polici private, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë.


2 Comments

  1. te burgos rama shoket e vet ,kjo nuk ndodh kurr,ose lavirja e re e bulevardit marku nuk e nis me balilajt por arreston ca fshatare.

  2. Nuk ia merr dot njeri pronat likes se i hedh ne ere.cfare lesh balili.ai drejtor eshte ose ndonje 7% maksimumi.likja ka urdheruar me shume vrasje edhe se vete saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *