• |
ide | kryesore

Kërkohej nga Kroacia, kapet në Qafë Thanë

Lajme, Të fundit


Policia ka bërë të mundur arrestimin e një përsoni të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Eshtë ndaluar nga Policia e Korçës në Qafë Thanë një përson me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë.

Në njëftimin e policisë thuhtë se, më datë 09.02.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë shërbimet e Stacionit të Policisë KufitareQafëThanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit maqedonas : Feta Kadrija, 78 vjeç, banues në Gostivar-Maqedoni.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Lokale Opatija/Kroaci me vendim nr III-K-346/06-45, datë 15.10.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 311/1/2 i Kodit Penal Kroat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *