• |
ide | kryesore

Vrasja e Kasmit, avokati i ish policit grek e çon në Apel masën e sigurisë

Lajme, Të fundit


Saimir Vishaj, avokati i ish policit grek Eftimio Eftimiu i arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit, ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij. Sipas Vishës, prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë për klientin e tij dhe materialet e depozituara nga akuza nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Greku Eftimiu akuzohet se vrasësi me pagesë i Devi Kasmit. Sipas policisë ai me 3 persona të tjerë kanë organizuar atentatin e ndodhur në Tiranë. Eftimiu është emër i njohur edhe për drejtësinë e vendit fqinj pasi ai është dënuar si person i lidhur me trafikun e drogës dhe trafikim njerëzish. Pritet që në ditët e ardhshme Gjykata e Apelit të marrë një vendim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *