• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Shkodër, gruaja nga Gjakova përplas këmbësorin

Lajme, Të fundit


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër  në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”. Automjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lapsi.al sjell foto nga vendi i ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *