• |
ide | kryesore

Punëtorët në protestë para Autoritetit Rrugor Shqiptar, kërkojnë paratë nga “Serenissima”

Lajme, Të fundit


Punëtorët dhe kompanitë që u nënkontraktuan nga “Serenissima” për të bërë punimet e By-Pass-it të Fierit dhe Vlorës kanë dalë në protestë përpara Autoritetit Rrugor në Tiranë.

Ata thonë se kërkojnë zgjidhje për të marrë rrogat e për të paguar faturat, ku edhe pse kanë bërë rreth 21 milionë Euro punime, nuk janë dhënë paratë nga firma ‘Serenissima’.

Për këtë arsye punëtorët kërkojnë zgjidhje nga qeveria që të ndërhyjë në këtë situatë. Ata thonë se nuk do të lejojnë asnjë firmë që të punojë në këto akse nëse nuk paguhen faturat.

Rreth 600 punëtorë kanë muaj pa marrë pagat, ndërsa ‘Serenissima’ deri më sot nuk derdhur asgjë në llogaritë e nënkontraktorëve. Qeveria nga ana tjetër i hoqi asaj të drejtën e punimeve dhe po ritenderon rrugët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *