• |
ide | kryesore

‘Njeriu i Lazaratit’, prezantohet në krye të Policisë së Tiranës

Lajme, Të fundit


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka prezantuar këtë të premte përpara uniformave të Tiranës drejtuesin e tyre të ri, Kastriot Skënderaj. Ky i fundit vjen në krye të policisë së Tiranës pasi deri më tani mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Kufirit Tiranë. Më herët Skënderaj ka qenë drejtues policie në disa qarqe të vendit, ku spikat qarku Gjirokastër. Gjatë vitit 2015 ai ishte në krye të operacionit policor për ndërhyrjen në Lazarat, ku mbeti i vrarë edhe efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *