• |
ide | kryesore

“Daily Mail” publikon fotot e Rita Orës nga koncerti në Prishtinë

F1, Paparazzi


Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

E gjithë kjo në vigjiljen e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ishin paraparë një numër i madh i aktiviteteve kulturore.
Bukuroshja ka dhuruar një spektakël të paparë gjë ka bërë të entuziazmohen shumë të pranishëm.

Portali britanik, ku po bën karrierë 27-vjeçarja, Daily Mail ka publikuar disa imazhe mahnitëse të këngëtares sonë.

Ndryshe, Rita ka pohuar t’i kenë thënë se ishin mbi 300 mijë persona në sheshet e Prishtinës për të ndjekur koncertin, ku i ka falënderuar të gjithë për këtë mikpritje.

Rita Ora: Më thanë se ishin 300 mijë vetë në koncert, faleminderit Kosovë.
Ora ka udhëtuar për në Londër, ku edhe pritet të jetë prezente të mërkurën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *