• |
ide | kryesore

Kokaina në Durrës, reagon prokurori i Antimafias në Itali: Nuk kemi ne meritë në zbulimin e drogës

Lajme, Të fundit


Prokurori i antimafies italiane ka reaguar pas kapjes së 613 kilogram kokainë në portin e Durrësit. Federico Cafiero De Raho uron autoritetet shqiptare për operacionin dhe thekson se ai u krye pa asnjë ndihmë nga autoritetet italiane. Më poshtë deklarata e plotë.

Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit uron përzemërsisht Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare për operacionin që çoi në sekuestrimin në Portin e Durrësit të një sasie të madhe lënde narkotike. Ky operacion merr edhe më shumë rëndësi falë faktit se u realizua nga Policia shqiptare, pa asnjë ndihmë nga ana e autoriteteve gjyqësore italiane.
Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm.
Siç dhe konstatova duke vizituar selinë e Task Forcës – e ngritur me vullnetin e Ministrit të Brendshëm – dhe siç pata mundësi t’ua deklarojë qartësisht dhe organeve të medias, nga takimet me Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u shfaq vullneti dhe angazhimi i Qeverisë dhe Prokurorisë për të vënë në jetë të gjitha masat e nevojshme për të penguar infiltrimin e krimit të organizuar në Institucionet shqiptare.
Prokuroria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit do të ofrojë, sikundër dhe në të kaluarën, çdo lloj mbështetje për institucionet gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar transnacional.
Prokurori Kombëtar i Antimafis dhe Antiterrorizmit
Federico Cafiero De Raho


5 Comments

  1. agron ty ku po te qin e goni qe jeni byth ne kok njeri ,shto dhe ket popullin derr te vstalinir.po ky me mafi se ram esht.ky esht profestor i mafis.ju ka rama derra edhe xhafa krymba,ju qi roshi mema e femij te mitur,jua bejn ne grup vetem per tu fryrur.qoja agron treshe nen e vlla se roshi te vret.shko me ramen e thithni palla e ngjal mete se kokainen ju kapi dea e gjermania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *