• |
ide | kryesore

Kokaina në Durrës, Patozi: T’i japim policit atë që i takon policit

Lajme, Të fundit


Nga Astrit Patozi

Desha të them edhe unë dje diçka për këtë mullarin e drogës, që u kap në Durrës, por pastaj u stepa. Ndoshta ngaqë nuk më dilte llogaria për të sharë policinë, sepse i trembesha pyetjes që po të mos kapej, cfarë do të thoja?
Dhe policët e shkretë, në të gjitha rastet, dy zgjidhje kishin, ose ta kapnin, ose ta linin në punë të vet drogën. Ata bënë njërën prej tyre, besoj se për të gjithë, më të mirën.
Sigurisht, secili është në të drejtën e vet ta zhvillojë fantazinë dhe të kërkojë hesap se pse erdhi deri ketu dhe çfarë donte droga në Shqipëri. Mund ta lidhë këtë me kë t’i doje zemra edhe pa pasur nevojën e analistëve të kronikës, të cilët thonë çfarë t’u dojë qejfi në edicionet e darkës. Edhe kur nuk japin asnjë provë dhe fakt, por vetëm duke cituar burimet e tyre, te cilat një Zot i di në ekzistojnë apo jo. Por unë vetë e kam të vështirë që si opozitar të entusiazmohem vetëm nga fakti që droga u shkarkua në Shqipëri.
Sepse di qe në Shtetet e Bashkuara për vite të tëra drogën e kanë transportuar me nëndetëse, avionë dhe me gjithëfarë mjetesh të tjera, në një betejë epike titanësh, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes mafias dhe agjencive më të specializuara amerikane.
Di gjithashtu që në vendet kryesore të BE futen cdo ditë kuintale me kokainë, pa bërë shumë kujdes për emrin e shtetit apo qytetit, por është po aq e vërtetë që atje luftohen çdo ditë dhe pa mëshire trafiqet dhe trafikantët.
Ndaj nuk kemi pse turperohemi vetëm për faktin pse droga vjen edhe në Shqipëri, sepse askush nuk mund të mbajë pergjegjesi per plan-shperndarjen e karteleve kolumbiane. Fakti qe na kanë zgjedhur për zbarkim nuk na bën, as më të mirë dhe, as më të këqinj se të tjerët.
Por policia e shtetit duhet japë llogari deri me një per gjithçka ndodh brenda territorit të Shqiperisë, siç është, fjala vjen, deri në grykë e zhytur dhe e implikuar në kanabizimin me licencë qeveritare të vendit për vite me radhë.
Pergjegjesi, e cila duhet të fillojë të mbahet pa dyshim nga peshqit e mëdhenj të politikës, që nga Edi Rama e duke vazhduar pastaj më tutje. Por për këtë rast, me kaq sa dimë deri tani, mendoj se policia e meriton një përshendetje për aksionin e djeshëm, sepse nuk ishte arritje e vogël. Nese nesër do të dalin fakte te reja kompromentuese apo droga do të vërshojë e patrazuar ne të ardhmen, ketu do të jemi prapë dhe do ta themi.


3 Comments

  1. po ato 5 tonelata e te kapura ne itali e te trafikuara nga nga polici ne detyr i gjafes a jan sukses i policis,po 500 kilogram ne greqi a esht edh ky sukses i policis se xhafes qe se paku kaluan nga portet drogen .pat je ber patoz.as ti as bregi si lu a vllahutin nuk shat miljona rrenj kanabis.

  2. Ky, tashti, do te beje me te zgjuarin, me te urtin, me te vecantin…! Shkurt, do qe akoma te jape mend si nje burre me eksperience te pashterreshme dhe te na mbushe mendjen se fjala e tij ze vend! Je i mbaruar, Patos….sado qe te perdoresh, prap se prap, i mbaruar je! Mos u lodh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *