• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Pranga 3 shqiptarëve në Itali me 250 kg kanabis

Lajme, Të fundit


Karabinierët italianë të Riminit në bashkëpunim me kolegët e tyre në Lecce kanë vënë në pranga 3 korrierë që transportonin 250 kg marihuanë. Mediat italiane shkruajnë se kanë përfunduar në pranga dy shqiptarët, Renato Uku 36 vjeç dhe Oltion Proko 29 vjeç që të dy të njohur nga policia si edhe një shtetas italian.

Në pranga u vu fillimisht një shqiptar 51-vjeçar identiteti i të cilit nuk jepet. Hetuesit kanë kontrolluar të gjitha të dhënat telefonike të shqiptarëve. Aty u zbuluan një sërë mesazhesh që tregonin se shqiptarët kishin blerë nga italiani sasi të mëdha marihuane. Të tre u arrestuan me akuza të rënda dhe në total iu konfiskuan 250 kg drogë që vlente rreth 1 milion euro. Videon e arrestimit mund ta shihni KETU. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *