• |
ide | kryesore

Plagosje me thikë në Durrës

Lajme, Të fundit


Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Siç bëhet me dije, një 17-vjeçar me iniciale D.L pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Policia pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar.

Ai ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *