• |
ide | kryesore

Greqi, arrestohen 4 shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë dhe vjedhje

Lajme


Policia greke ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhje dhe trafik droge. Emrat e tyre nuk bëhen me dije ende, por sipas asaj që raportojnë mediat fqinje një prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim edhe në Belgjikë. Ai është i moshës 41 vjeç. Një 33-vjeçar tjetër ishte dënuar në Greqi me 5 vjet dhe 6 muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë për trafik droge e vjedhje. Dy shqiptarët e tjerë janë të moshës 51 dhe 33 vjeç. Ata ishin shpallur në kërkim për vjedhje.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *