• |
ide | kryesore

Përplasje me armë në Bushat/ 40-vjeçari qëllon me çifte bashkëfshatarin

Lajme


Ka degjeneruar në përdorimin e armëve një konflikt mes dy personave në fshatin Bushat të Vaut të Dejës. Policia tha se arrestoi Zefjan Çuni, 40 vjeç, banues në këtë fshat.

Rreth orës 14:45 ai është konfliktuar me një person tjetër me iniciale Z.Ll. gjithashtu 40-vjeçar.

Sipas policisë Çuni ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit të Z.Ll., por për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar. Çështja i kaloi prokurorisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *