• |
ide | kryesore

AKUZA/ Rama takoi fshehtas manjatin e naftës ruse, në listën e zezë të SHBA

Lajme, Të fundit


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur poshtë çdo akuzë se forca e tij ka lidhje me biznesmenë apo me fonde ruse. Ai hodhi poshtë të gjitha insinuatat që e nxjerra nga revista “Mother Jones” se qëllimi i rusëve ishte të krijonin destabilitet në Shqipëri dhe në Ballkan.

Në intervistën dhënë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Basha tha se është kryeministri Rama ai që duhet të japë shpjegime për një takim sekret të zhvilluar në nëntor të vitit 2017 me grupin Gunvor, një kompani e lidhur direkt me presidentin rus Vladimi Putin, për një marrëveshje mbi naftën shqiptare. Sipas Bashës, Rama ka pritur në zyrën e tij shefin e grupit Gunvor, Torbjörn Törnqvist, i cili ka ambicie për të marrë naftën shqiptare.

Por Gunvor është akuzuar drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane si një kompani e lidhur me presidentin Putin. Zyrtarisht, aksionet e Gunvor zotërohen nga Torbjörn Törnqvist dhe Gennady Timchenko si dhe një palë e tretë e panjohur. Në mars të vitit 2014, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi publikisht se pas kompanisë qëndron direkt Vladimir Putin duke e futur në “listën e zezë”.

Për shkak të lidhjeve me presidentin rus, në vitin 2014 presidenti amerikan Barack Obama, pezulloi operacionet financiare të Gunvbor në Shtetet e Bashkuara duke i sekuestruar llogaritë bankare. Kompania është në listën e zezë të qeverisë amerikane dhe bllokimi i llogarive të saj është goditja më e madhe që qeveria amerikane i ka bërë drejtpërdrejt Vladimir Putinit. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *