• |
ide | kryesore

Mblidhet kryesia e PD, zbulohet propozimi i Bashës

Lajme, Të fundit


Partia Demokratike mblodhi kryesinë sot pas gati 5 muajsh.

“Cilat ishin shkaqet që cuan në humbjen e thellë në zgjedhjet e qershorit,”- kjo pritet të diskutohet sot raportoi gazetarja Elda Menga për “News 24”.

Kryetari Lulzim Basha ka bërë propozimet e tij në mbledhjen e kryesisë së PD:

“Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statuore.

-të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD

-të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen

-të ngrihet një gru proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

-t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe te kemi nje vendimarrje.

Ky grup pune të përbëhet nga nenkryetaret Paloka, Spaho, sekretari pergjithshem, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anetaret e kryesise Malko e Imami,” ka thënë ai.

Mbledhja e cila organizohet në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, temë diskutimi do të ketë eedhe caktimin e datës së Kuvendit.

Debati i brendshëm pritet të jetë interesant se pjesë e kryesisë së partisë janë dhe emra që mbështesin tezën e ringritjes së PD, do të jenë ata që do kërkojnë llogari më shumë për zgjdhjet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *