• |
ide | kryesore

Vrau shokun dhe e hodhi në kanal, flet autori i ngjarjes në Fier: Isha i dehur, kur pashë që kishte vdekur e groposa

Lajme, Të fundit


Policia e Fierit ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë dje ku u gjet një kufomë në fshatin Daullas. Ata kanë arrestuar autorin e krimit Albert Zekaj, i cili pas ndalimit ka dhënë në polici dëshminë e tij.

Albert Zekaj pranoi se vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, por tha se krimin e kishte kryer në gjendje të dehur.

Atë natë isha në një lokal tek Zogu i Zi në Fier dhe piva. Isha i dehur kur e vrava Kreshnikun, kur pashë që kishte vdekur e groposa,” – ka rrëfyer Zekaj.

Policia bëri të mundur zbardhjen e vrasjes së shtetasit Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier. Po në vijim të punës  hetimore u bë  identifikimi e ndalimi i autorit të  vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit. Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *