• |
ide | kryesore

Arrestohet në Athinë i riu shqiptar, mbajti peng dhe përdhunoi për 12 orë një grua greke

Lajme, Të fundit


Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për përdhunimin e një shtetase greke dhe grabitje. Emri i 25-vjeçarit nuk bëhet me dije. Ngjarja ndodhi një vit më parë në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës. Shqiptari i ndihmuar dhe një tjetër bashkomas hyri për të grabitur në shtëpinë e 46-vjeçares greke, e cila jetonte me nënën e saj. Për rreth 12 orë ata i mbajtën peng dy gratë, ndërsa përdhunuan 46-vjeçaren. Pasi nuk gjetën lekë, ata u larguan duke marrë disa bizhu me vete. Mediat greke shkruajnë se bashkëpunëtori i 25 vjeçarit ndodhet tashmë i arrestuar në Shqipëri.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *