• |
ide | kryesore

Ku u gjetën 80 mijë USD? Rama i dredhon pyetjes për foton me Obamën

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu sikletin kur u pyet për foton me Barak Obamën në vitin 2012 dhe rrethanat se si u realizua ajo. Teksa po fliste për çështjen e dyshimeve nëse para ruse janë bërë pjesë e fushatës së lobimit të PD-së në SHBA, Rama u pyet për historinë e dënimit të shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu. Ky i fundit pranoi se kishte marrë 80 mijë euro nga një burim i huaj për të bërë të mundur pjesëmarrjen e Edi Ramës në një ceremoni për mbledhje fondesh ku ndodhej edhe Obama.

Sot Rama i bën bisht pyetjes duke përsëritur se “ajo ngjarje nuk ngjan me foton që Basha ka bërë me Trump”.

“Rasti në fjalë është një rast i gabuar dhe i hetuar. Në rastin në fjalë, ai e ka pranuar fajin sepse nuk e njihte ligjin amerikan duke pranuar një pagesë nga jashtë dhe sot është një qytetar i lirë. Kjo nuk ka pasur të të bëjë me asnjë lloj financimi nga unë apo nga PS.

Ka emër dhe mbiemër personi që ka bërë shkeljen. Unë apo PS nuk kemi paguar kurrë për të bërë një foto. Është një çështje që nuk ka lidhje. Nëse doni të vini shenjën e barazimit, por nuk është kështu. Bëhet fjalë për një gjë krejt tjetër sot. Këtu po bëhet fjalë për para të zezë” – tha Rama pa shpjeguar “kush ishte miku misterioz që pagoi 80 mijë dollarët të Bilal Shehu në mënyrë që Rama të hynte në ceremoninë e mbledhjes së fondeve.

Historia

48-vjeçari shqiptaro-amerikan Bilal Shehu, pronar i një servis makinash u dënua nga gjykata federale me 1 vit burg për rolin e tij në përfshirjen në një donacion të dyshimtë gjatë fushatës së mbledhjes së fondeve gjatë vitit 2012. Gjatë shpalljes së pretencës, i akuzuari Bilal Shehu iu lut gjyqtarit amerikan Madeline C. Arleo, për një shans të dytë ndërsa ai dha verdiktin me 12 deri në 18 muaj në burg.

Shehu u deklarua fajtor pasi transferoi 80 mijë USD nga një burim i huaj, (një mik fëmijërie – tha ai), për mbledhjen e fondeve për Obamën, gjë që ndihmoi fshehjen e burimit të financimit sipas autoriteteve. Shehu pranoi shkeljen e ligjit federal zgjedhor gjatë fushatës së rizgjedhjes së presidentit Obama në vitin 2012. Ai ndihmoi në atë kohë futjen në ceremoni të Edi Ramës i cili ishte në fushatë elektorale. Opozita e ka akuzuar Ramën se paratë u kanalizuan përmes Shehut ndërsa burimi i tyre vinte nga trafiku i drogës. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *