• |
ide | kryesore

Rama rrëfen përse shkoi në spital dhe “takimin” me Saimir Tahirin

Lajme, Të fundit


Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që publikoi foton e famshme të eskortës së kryeministrit Rama në spital duke aluduar se shkak ishte bërë një “overdozë”. I pyetur për këtë çështje, kryeministri Rama lëshoi një sërë akuzash ndaj Berishës, por pranoi se kishte qenë vërtet në spital javën e kaluar.

“Kjo e spitalit është një tjetër arsye për të thënë se ku jemi katandisur. Ju thoni “Sali Berisha publikoi…” jam unë ai që duhet të përgjigjet për këtë? Ju pse nuk e verifikoni. Sali Berisha publikon cdo ditë lloj lloj maskarallëqesh” – tha Rama duke sqaruar edhe arsyet e vizitës në spital.

“Unë kam qenë në spital tek një miku im shumë i mirë, mjek i cili ka pasur një histori suksesi në Itali që njeh problemin tim të trashëguar dhe që i ndodh çdo basketbollisti me shpinën. Pasi bëra një udhëtim të gjatë pata një problem me nervin shiatik dhe kaq” – tha Rama. Por a e takoi Saimir Tahirin në spital?

“Pse duhet të shkoj në spital të takoj Saimir Tahirin. Ka “të ndenjura” ku të rrijë kjo? Nëse duhet të takoja Saimir Tahirin pse s’kisha unë ku ta takoja? Do ta takoja në zyrë.

Saimir Tahirin nëse do kisha dëshirë ta takoja e takoja kudo. E takoja në zyrë, në kafene. Nuk e kam takuar. Ai nuk është në kërkim, por nën hetim. Nuk e kam takuar sepse nuk kisha përse ta takoja dhe as malli më ka marrë.
Nuk kam pasur asnjë kontakt. Kam pasur vetëm një komunikim për një zyrtar të një Partisë Socialiste. Ishte një sqarim dhe vetëm kaq” – tha Rama i pyetur nga gazetarja Eni Vasili në News24. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *