• |
ide | kryesore

‘Më keni parë në ndonjë ëndërr’, si iu përgjigj sot Rama pyetjes së gazetares (Video)

Lajme, Të fundit


Kryeministri Rama njihet për marrëdhëniet e tij jo të mira me gazetarët. Kështu, diçka të tillë ai e ka reflektuar edhe ditën e sotme në një dalje para gazetarëve.

Ai nuk i kurseu ironitë në këtë në konferencë në qytetin e Elbasanit ku do të mbahet mbledhja dy ditore e Këshillit të ministrave.

Pyetjes së një gazetareje për arrestime të bujshme, ai iu përgjigj se nuk ka bërë lajmërime të tilla dhe se gazetarja duhet të zgjohet nga ëndrra.

Gazetarja: Dje, keni njoftuar arrestime të bujshme. Sot ndodhemi në një kompleks, ku në një nga ambientet e tij kishte një karikaturë me disa peshq të mëdhenj që përbënin kabinetin qeveritar. Ishte surprizë për ju që këta peshq janë pikërisht ministrat e kabinetit tuaj?

Edi Rama: Nuk kam lajmëruar asnjë arrestim të bujshëm, se unë nuk lajmëroj arrestime se nuk kam detyrë të arrestoj njerëz. Kështu që, kur të zgjoheni nga ëndrra ku më keni parë që bëj arrestime të mundshme, mund të bëhemi bashkë për një konferencë tjetër shtypi.

Gazetarja: Mandatin e dytë ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht rekrutimet për drejtues të institucioneve. A mund të na thoni se çfarë mënyre rekrutimi keni përdorur për ish deputetin e PD, Mhill Fufi, i cili sot është drejtor i transporteve Laç?

Edi Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet, por do më keni parë në ndonjë ëndërr se unë nuk ndjek rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe janë institucionet që ndjekin të gjitha procedurat. Kështu që, duke qenë se është kohë e freskët, bie edhe shi, por është një shi shumë i pranueshëm, ju sugjeroj një ecje në shi për t’u zgjuar nga gjumi dhe shpresoj që herën tjetër do jeni plotësisht të zgjuar kur të bëjmë konferencën e ardhshme.

 


5 Comments

  1. PROBLEM ESHTE SE CFAR KOSTO DO TE KETE TEATRI I NGRITUR NGA PRIVATI DHE SI DO TE MANAXHOHET, NGA SHTETI PASI SHUME HERE KEMI PARE QE PRIVATI HEDHE LUMIN DHE NE FUNDE DO TE BEJE NJE GARAzh TE MADHE DHE DO TE JETE SI GERMADHE POSHTE KULLAVE LLUKSOZE …
    TEATRI DUHET TE JETE TEJET POMPOZ PER TI QENDRUAR KOHES NE TE KUNDERT PRIVATI TE PIRDHET DHE SHTETI TE MARE BORXH DHE TA BEJE ME KETO PARAMETRA …QE NESER TE MOS NA QESHIN FEMIJET TANE …!!!!!KY NUK ESHTE TEATER POR ESHTE NJE GJETJE GJASME MODERNE TE INSTALACIONEVE TE RAMES E DHE TE ERIT ME 4 KLAS FILLORE…….KY NUK QUHET POMPOZ POR GARAZH…..!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Ramo, si atdhetar qe e dua shqiperine (si shume shqiptare te tjere), gezohem per punen qe po beni dhe iniciativen qe keni marre per ndertimin (do ta quaj) e nje shteti demokratik evropian.
    Fale qeverise suaj, shqiperia ka ndryshuar per se miri, dhe demokracia qe ne e kemi deshiruar prej shume vitesh me ne fund po funksionon!

    Keep going man! Ka dhe shume pune per te bere, megjithese nga nje ane me vjen keq qe ne shqiperi ke te besh me me individa jo te civilizuar(kuptohet jo te gjithe), por mos harro qe shqiperia e ka nje arsye qe gjithmone ka patur trazira dhe kokat e mendeshme gjithmone jane larguar nga shqiperia.
    Ty bravo te qofte per durimin dhe punen qe ke nisur.
    Shresojme akoma qe nje dite shqiperia do jete si evropa perendimore ku ligji, rrespekti per njeri-tjetrin dhe dashuria per atdheun tone do jete pjese e jetes normale per shqiptaret.

  3. KY furcaxhiu ,, qe na ka shkrojtur nga AMERIKAme pseudo emrin shqiptar, , por i larguar,, na qenka besnik i qelbesirave te ketij pushteti, qe ky ttip nuk e din e nuk sheh se si po jeton ky populle ne c;trysni te pushtetit po kalon ditet e netet per nje kothere buke,, ,,,,, e ky mashtrueskomunisti qe i ben fresk nga AMERIKA narkoshtetit, thote qe RAMA po ben shtet., EJA provoje, e rrjeto ketue ta shohesh,,,ate te semes, Shikohet teresia e jeteses, e jo ajo elite qe te ka dhene ty mundesi ta leshe vendin,Shikojme qe te gjithe ju bije komunistesh, qe keni luftuar imperializmin,, ju shkuat te paret i puthet by,,,,n kapitalizmit, e sot flisni per shtet e demokraci. BANDITE.

  4. KY furcaxhiu ,, qe na ka shkrojtur nga AMERIKAme pseudo emrin shqiptar, , por i larguar,, na qenka besnik i qelbesirave te ketij pushteti, qe ky ttip nuk e din e nuk sheh se si po jeton ky populle ne c;trysni te pushtetit po kalon ditet e netet per nje kothere buke,, ,,,,, e ky mashtrueskomunisti qe i ben fresk nga AMERIKA narkoshtetit, thote qe RAMA po ben shtet., EJA provoje, e rrjeto ketue ta shohesh,,,ate te semes, Shikohet teresia e jeteses, e jo ajo elite qe te ka dhene ty mundesi ta leshe vendin,Shikojme qe te gjithe ju bije komunistesh, qe keni luftuar imperializmin,, ju shkuat te paret i puthet by,,,,n kapitalizmit, e sot flisni per shtet e demokraci. BANDITE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *