• |
ide | kryesore

Kandidatë të përbashkët PD-LSI për bashkitë? Monika Kryemadhi në dilemë

Lajme, Të fundit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli për mundësitë e opozitës në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryemadhi tha se me PD është në fazën e diskutimeve, por vërejti se në zgjedhjet e kaluara kandidatët e LSI nuk janë përkrahur nga forcat me të cilat ka bashkëpunuar kjo forcë politike.

“Ne jemi në diskutime, ne jemi në fazën e diskutimeve për kandidatët, gjë që është e rëndësishme për kandidatin që do marrë përsipër jo vetëm fushatën po dhe strategjinë e qytetit në të cilin do kandidojë. Do fillojmë dëgjesat, do hidhen kandidaturat në tryezë, por është herët akoma për të vendosur. Por di të them që LSI do të jetë e përgatitur për të gjitha llojet e varianteve.

Planet tona janë nga më të ndryshmet, se nga eksperiencat në zgjedhjet lokale të kaluara në shumicën e rasteve, kemi qenë gjithmonë jo të tradhëtuar, por strukturat e partive përkatëse nuk e kanë përkrahur kandidatin e LSI, ndërkohë që ne e kemi mbështetur qoftë kandidatin e PS apo të PD. Do plotësojmë Komitetin Drejtues që do orientojë aksionin politik të LSI në 61 bashki të Shqipërisë. Sot Shqipëria nuk ka më luksin për të ndarë programe të majta e të djathta, por forcat politike të unifikohen në luftën kundër varfërisë,” tha Kryemadhi.

Në zgjedhjet e kaluara vendore, kandidatët e LSI humbën në disa zona që konsideroheshin të sigurta nga koalicioni PS-LSI. Pas humbjes, LSI e konsideroi marrëveshjen që kishte bërë me PS si Pazari i Roskovecit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *