• |
ide | kryesore

Çështja ‘Tahiri’, këta janë deputetët e komisionit hetimor

Lajme, Të fundit


Kuvendi votoi para rreth dy javë më parë ngritjen e komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, komision i cili do të drejtohet nga opozita. Ndërkohë anëtarët e tij janë:

Nga PS-ja, deputetët  Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim.

Nga PD-ja, deputetët Edi Paloka (kryetari), Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi dhe Flamur Noka.

LSI do të përfaqësohet me një anëtar, deputetin Endrit Braimllari.

Objekti i punës së këtij komisioni do të jetë verifikimi i pasojave të vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës, si dhe ekstradimi drejt Italisë i Nazer Seitit, i akuzuar dhe si financier i grupit ‘Habilaj’.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *